Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • 29 July 2019 - 07:50
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9.30)

Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës Shkelzim Murtezi do të ngritë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për mos lajmërimin e rastit të rrëmbimit të fëmijës së tij. (Ora 10:00)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj organizon pritje për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00)

Mbahet konferencë për media me rastin e festivalit ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST.   (Restoranti “Rings”, Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 11:00)

Slovan Bratislava mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 17:30)

KF Feronikeli mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 19:00)

(Kosova Sot Online)