Vulin tenton t’i ankohet ShBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës

  • 29 July 2019 - 09:17
Vulin tenton t’i ankohet ShBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka bërë akuza të reja në drejtim të Kosovës.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Kosova në raport me numrin e banorëve, është territori me numrin më të madh të luftëtarëve të Shtetit Islamik në botë.

“Me përqindje, kanë numër më të madh të vrasësve se iranianët e sirianët. Ata pas kalifatit kthehen dhe paraqesin kërcënim për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, deklaroi Vulin për “Kurir”.

Vulin po ashtu ka komentuar paralajmërimin e mëparshëm nga Ambasada amerikane në Prishtinë për shtetasit amerikan në lidhje me mundësinë e sulmeve terroriste në Kosovë.

Në paralajmërimin e Ambasadës thuhej se gjatë stinës së verës masat e sigurisë mbeten në nivel të lartë për shkak të kërcënimeve nga organizatat terroriste dhe pjestarëve me ideologji ekstremiste.

“Nëse SHBA dëshiron t’i mbrojë shtetasit e saj dhe banorët e Ballkanit, le të bëjnë gjithçka që mos të krijohet dhe mos të armatoset e ashtuquajtura ushtri e Kosovës. Të kthyerit nga lufta e Sirisë do të jenë kërcënim më i vogël se terroristët shqiptarë të armatosur nga radhët e UÇK-së”, theksoi Vulin.

(Kosova Sot Online )