E tmerrshme: Një gjashtëvjeçar mbetet i vdekur nga sulmi në festivalin e Kalifornisë

  • 29 July 2019 - 09:47
E tmerrshme: Një gjashtëvjeçar mbetet i vdekur nga sulmi në festivalin e Kalifornisë

Stephen Romero u vra kur një person hapi zjarr në Festivalin Gilroy Garlic me një armë gjysmautomatike rreth orës lokale 17:00 gjatë ditës së diel.

E ëma e tij, gjithashtu, ka mbetur e plagosur pasi që plumbi e kapi në këmbë dhe stomak dhe u dërgua në spital. Këtë e konfirmuan familjarët e tyre për televizionin lokal KRON 4. Gjyshja e tij gjithashtu ishte pjesë e festivalit dhe është e lënduar, por jo nga plumbat por nga paniku i personave që vrapuan dhe u rrëzua.

Festivali Gilroy Garlic është festival i ushqimit ku njerëzit mblidhen për të treguar recetat e tyre të preferuara dhe për të provuar ushqime të ndryshme.

Sulmuesi u vra nga policia në vendin e ngjarjes. Njerëzve u është thënë që të mos vijnë në vendin ku ka ndodhur ngjarja për shkak se skena është ende “aktive”.

Babai i Stephen e shpërndau fotografinë e djalit në media sociale duke shkruar: “Nëse dikush ka informata për sulmin në Festivalin Gilroy Garlic ejani te unë, ai ma vrau birin tim”. 

(Kosova Sot Online)