Prokurori i Gjilanit blen viagra online, kërkon t’i dërgohet në zyre: E kisha provua...

  • 29 July 2019 - 11:03
Prokurori i Gjilanit blen viagra online, kërkon t’i dërgohet në zyre: E kisha provua...

Faqet online, për shitjen e produkteve të ndryshme janë bërë ‘pre’, e personave publik dhe atyre që bartin poste të larta në institucione publike.

Një koment publik në rrjetin social Facebook, vjen nga prokurori i Prokurorisë së Gjilanit Esat Ademi,  i cili porositë viagra, në këtë faqe e cila shet këso produkte. 

Ai në koment, e ka dërguar edhe numrin e telefonit ndërsa adresën e dërgimit të kësaj porosie e ka dhënë për tek vendi i punës që është Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Kurse, Ademi, thënë për Insajderin se nuk ka porositur viagra në një faqe online në Facebook.

“Me e pasë porositë, thom po, krejt normale është. Kur ashtu, jo nuk është e vërtetë, jo mor kushedi kush e ka shkru se une jo, në emër tem janë dy tri facebook-a”, i ka thënë Ademi.

(Kosova Sot Online)