Fushë-Kosovë: Arrestohet për ngacmim seksual

  • 29 July 2019 - 11:09
Fushë-Kosovë: Arrestohet për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Fushë-Kosovë është arrestuar një person i dyshuar nga komuniteti ashkali, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht një viktimë të të njëjtit komunitet.

Përmes raportit 24-orësh, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K/Ashkali. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)