Shantazhuan një shtetase të huaj, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

  • 29 korrik 2019 - 11:37
Shantazhuan një shtetase të huaj, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit kanë shantazhuar një grua

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Fushë Kosovë, ku të dyshuarit kanë shantazhuar një grua shqiptare shtetase të huaj.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)