Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

  • 29 July 2019 - 11:59
Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve në Kosovë, janë raportuar në polici 3 raste të dhunës në familje.

Në Rahovec, Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili ka sulmuar fizikisht një femër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në Vushtrri, Policia ka arrestuar poashtu një person i cili dyshohet  se për shkak të një mosmarrëveshje, i ka sulmuar dy viktimat një mashkull dhe një femër. 

Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje është raportuar edhe Skenderaj, ku një femër është sulmuar fizikisht nga një familjar, Për Pasojë,  e njëjta kishte pësuar disa gërvishtje në trup dhe nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)