Sulmoi familjarët, arrestohet burri nga Vushtrria

  • 29 July 2019 - 12:09
Sulmoi familjarët, arrestohet burri nga Vushtrria

Të dielën në Vushtrri një person ka sulmuar familjarët e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje, i ka sulmuar dy viktimat një mashkull dhe një femër”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)