Peshkopi tregon arsyen pse ekzistojnë homoseksualët: Fajin e kanë gratë dhe seksi anal

  • 29 July 2019 - 13:33
Peshkopi tregon arsyen pse ekzistojnë homoseksualët: Fajin e kanë gratë dhe seksi anal

Një peshkop ka thënë se homoseksualiteti ekziston për shkak se transferohet në fetus kur një grua bën dhe kënaqet me seks anal.

Peshkopi i bëri këto komente gjatë një fjalimi në qershor para disa njerëzve në Akaki, Qipro. Gjatë fjalimit të tij, peshkopi tha se Shën ‘Porfiros’ – një prift murg i lashtë – e përmendi këtë problem në shkrimet e tij.

Fjalimin e tij mund ta dëgjoni më poshtë:

Siç raportohet nga Cyprus Mail, peshkopi tha: “Është një problem, që zakonisht transmetohet nga prindërit tek fëmijët”.

Ai shtoi se ky “transfer” i homoseksualitetit ndodh kur një çift bën seks përderisa gruaja është shtatzënë dhe seksi është “i panatyrshëm” – duke iu referuar seksit anal.

Peshkopi tha se kur gruaja kënaqet me seksin anal, “krijohet një dëshirë, e cila më pas transmetohet tek foshnja e palindur”. Videoja e publikuar në rrjete sociale, u bë virale me shumë njerëz që kritikuan peshkopin për komentet e tij.

 
Εσεëς ξëρετε απο τι προκαλεëται η ομοφυλοφιλëα;

Εσεëς ξëρετε απο τι προκαλεëται η ομοφυλοφιλëα; Ξεροτëανα Πëφου

Posted by Ξεροτëανα Πëφου on Thursday, July 25, 2019

(Kosova Sot Online)