U kap me drogë, pranga e fishekë, një muaj paraburgim për burrin nga Vushtrria

  • 29 July 2019 - 15:10
U kap me drogë, pranga e fishekë, një muaj paraburgim për burrin nga Vushtrria

Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit F.S., nga Vushtrria pasi në banesë iu gjetën drogë, pranga, fishekë dhe prej.

Ai dyshohet për veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, “prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike“ si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se deri me datë 27 korrik 2019, i dyshuari në banesën e tij në Vushtrri, pa autorizim është furnizuar me substancë narkotike në sasi prej 2 kilogramë e 400 gramë të llojit marihuanë të ndara në nëntë qese në sasi të ndryshme, si dhe një qese në të cilat ishin farat e bimës së kanabisit me peshë prej 34.3 gramëve, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur një palë pranga të ngjashme me të policisë, tetë copë fishekë, si dhe një sprej”, thekson komunikata.

(Kosova Sot Online)