Ndërpritet dezinsektimi në Prishtinë, shkak reshjet e shiut

  • 29 July 2019 - 15:57
Ndërpritet dezinsektimi në Prishtinë, shkak reshjet e shiut

Procesi i dezinsektimit i cili ka filluar para dy ditësh në Prishtinë, është ndërprerë për shkak të reshjeve të shiut.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një komunikate ku thekson se procesi i dezinsektimit i cili ka filluar të shtunën ndërpritet përkohësisht.

 “Dezinsektimi hapësinor do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar nëpër lagje porsa  kushtet atmosferike të jenë optimale për vazhdimin e këtij procesi”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës

(Kosova Sot Online)