Eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat e dorëheqjes së Haradinajt

  • 29 July 2019 - 16:25
Eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat e dorëheqjes së Haradinajt

“Këta spiunë përmes rrjetit të tyre të ndërtuar krejt lirshëm ne Kosovën e pas luftës së fundit kanë futur nën kontroll institucionet e Kosovës, përfshirë partitë politike”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Duke komentua një varg të dhënash e dyshimet që po ngritën rreth dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, akuzat që tani vijnë nga Sali Berisha kurdisjen e dosjeve nga njerëzit e UDB-së në Prishtinë dhe në Beograd, për të cilat ka folur edhe vetë Haradinaj, sipas ekspertit të fushës së sigurisë dhe njohësit të zhvillimeve politike në vend, Xhevat Meha, zbulimi i kësaj të vërtete është mjaft komplekse, por nuk ka asnjë dyshim që strukturat e shërbimeve të fshehta serbe e kanë luajtur më së miri rolin e vetë në këtë rast, duke shantazhuar një njeri të luftës, i cili dy herë doli fitimtar nga akuzat e bëra para drejtësisë ndërkombëtare.

Sipas Mehës, gjithsesi kjo dorëheqje është edhe e karakterit politik nga futja e gishtave nga strukturat kriminale serbe.

Image
Xhevat Meha

Sido qoftë ai thotë se arsyetimi i parë i Haradinajt është burrëror dhe duhet t’i shërbej për model secilit që ballafaqohet në të ardhmen me një situatë të tillë.

“Kur ka dhënë dorëheqje Ramush Haradinaj në një prononcim kam theksuar se kjo është një medalje me dy anë: në njërën anë është veprim prej burrështetasi dhe luftëtari të lirisë së Kosovës dhe në anën tjetër ka elemente të përfitimit politik. Si veprim prej burrështetasi dhe luftëtari të lirisë është për t'u përgëzuar. Këtë veprim duhet të kryejnë secili që merre ftesë për t'u përballë me institucionet e drejtësisë. Ata ose ato që nuk dorëhiqen kur marrin këso ftesash duhet që qytetarët e Kosovës t'i largojnë nga përfaqësimi i interesave të tyre përmes protestave në rrugë’, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Gjithsesi nga ky rast, sipas analistit Meha, dalin edhe prapaskenat politike të ndikuara nga shërbimet e fshehta.

“Ana tjetër e medaljes që kishte elemente të përfitimit politik ka një shtrirje dhe kompleksicitet të gjerë. Këtu hyjnë veprime nga më të ndryshmet deri tek ato më të ndytat dhe deri te veprime kriminale. Këtu mund të hyj në lojë edhe shantazhi. Një gjë duhet përkujtuar: janë publikuar të dhëna se në Kosovë veprojnë 720 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë. Këta spiunë përmes rrjetit të tyre të ndërtuar krejt lirshëm ne Kosovën e pas luftës së fundit kanë futur nën kontroll institucionet e Kosovës përfshi partitë politike. Bile partitë politike janë më së thelli të futura nën kthetrat e veprimtarisë së tyre të fshehtë. Në veprimtarin e këtyre strukturave të fshehta praktikat e zbatuara përfshijnë kryesisht rrena, mashtrime dhe tradhti, elemente këto të përshtatshme për shantazhe të çfarëdo llojshme”, deklaroi Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)