Vjen alarmi i rëndë: Ky është skenari i klanit PRONTO dhe PSD-së për shkatërrimin e LDK-së

  • 20 July 2019 - 07:30
Vjen alarmi i rëndë: Ky është skenari i klanit PRONTO dhe PSD-së për shkatërrimin e LDK-së

“LDK-ja duhet të mendoj mirë para se të bëjë çfarëdo koalicioni me PSD-në”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri e sheh me rrezik të madh për të ardhmen e LDK-së, një ide që po qarkullon në kuluaret politike, tek individët e caktuar në LDK dhe PSD, për të ndërtuar një koalicioni parazgjedhor me partinë Shpend Jahtit. Sipas Hazirit, një lidhje e tillë parazgjedhore, për të cilën ditëve të fundit janë shpeshtuar zërat, futja në listë e kandidatëve të Shpend Ahmetit, do të ishte një fillim i ri i shpërbërjes dhe de faktorizimit të plotë të LDK-së.

Image

Haziri tha për “Kosova Sot Online”, se PSD-ja, duke parë besimin jashtëzakonisht të ulët tek qytetarët, mundësi të vetme po e sheh futjen në legjislaturën e re vetëm duke u futur në gjirin e ndonjë partie të madhe, e cila mundë të ketë mbështetje më të gjerë dhe nuk rrezikohet me pragun zgjedhor sikurse PSD-ja.

 

 

Një alternativë të tillë të bashkëpunimit, sipas Nexhat Hazirit, PSD po e sheh tek LDK-ja.

“Sipas deklaratave të zyrtarëve të kësaj partie, preferencat e tyre të para I kanë shfaqur me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sa e do të pranoj LDK-ja të bëjë koalicion parazgjedhor me PSD-në, kur dihet se kjo e fundit ia mundësoj qeverisjen ish kryeministrit Haradinaj, deri në dorëheqjen e tij si rezultat i ftesës nga Gjykata Speciale, mbetët të shihet, edhe përkundër se LDK-ja ka deklaruar se do të shkoj e vetme në zgjedhje”, tha analisti, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, po të ketë në LDK gjykim dhe vlerësim të kujdesshëm të së kaluarës së PSD-së, nuk do të duhej pranuar një ofertë të tillë për asnjë çmim, pasi këta me kohë janë pozicionuar në krahun e pozitës së tanishme, pra të koalicionit PAN në Kuvendin e Kosovës.

“Dhe nëse gjykohet veprimet e PSD-së në mbështetjen që i dha koalicionit PAN, si në të ashtuquajturin ekipin shtetëror për dialog me Serbinë, votimin e buxhetit, dhe në disa çështje të tjera për interesat e disa individëve në këtë subjekt politik, atëherë LDK-ja duhet të mendoj mirë para se të bëjë çfarëdo koalicioni me PSD-në”, deklaroi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ky lloj skenari, sipas Nexhat Hazirit, do të varet shumë nga subjektet tjera politike, se si do të do të veprojnë dy partitë e tjera të mëdha, VV- dhe PDK-ja.

“Sepse nëse këto parti do të shkojnë në zgjedhje me koalicione parazgjedhore, atëherë detyrimisht do ti imponohet edhe LDK-së për të shkuar me koalicione parazgjedhore. Gjithçka duhet të pritet deri në zyrtarizimin e fushatës zgjedhore, kur edhe munden të priten befasitë nga më të ndryshmet, dhe të tilla shpesh herë partitë politike në Kosovë, kanë ditur të bëjnë e të na befasojnë”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)