Paralajmërohet dështimi i madh i Kosovës, fajtor Ramush Haradinaj

  • 20 July 2019 - 07:35
Paralajmërohet dështimi i madh i Kosovës, fajtor Ramush Haradinaj

“Taksa (fatura) e dështimit për anëtarësim, kësaj radhe do i vihet padrejtësisht Ramush Haradinajt, për të mbuluar dështimet në politikën e jashtme dhe qeverisjen në përgjithësi”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistëve politikë, kriza në të cilën tani po futet Kosova, do të paguaj shtrenjtë edhe faturën e humbjeve në rrafshin diplomatik ndërkombëtar dhe betejën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, për çka ka shumë nevojë lobimi të fuqishëm të pa ndërprerë.

Image

Një nga betejat e afërt për të cilën ka luftuar tash e dy vjet Kosova, e mund ta humbë fare lehtë në këtë brishtësi të jetës institucionale në vend, sipas analistit politik, Florim Zeqa, ka të bëjë me pritjet për anëtarësim në INTERPOL.

Përgjegjësia për këtë dështim, sipas analistit Zeqa, do t’i faturohet personalisht Ramush Haradinajt si kryetar qeverie i cili në këtë moment kritik vendosi të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe që vëmendja e tërësishme e politikës të përqendrohet në betejën për vota.

“Futja e Kosovës në një krizë të shpejtë dhe të pa imagjinuar politike, nuk do të kalojë pa pasoja në rrafshin ndërkombëtar e diplomatik. Kriza institucionale e krijuar pas dorëheqjes së Haradinajt do të reflektojë tejet negativisht në rrafshin e lobimit diplomatik, siç është rasti i ballafaqimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL. Në rrethanat e krijuara, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të ishte mrekulia vetë”, tha Zeqa për Kosova Sot Online”.

Ai konsideron se tani edhe në këtë përpjekje të ardhës, për shkak të krizës në vend dhe luftës së partive politike për pushtet në zgjedhjet që kemi përpara, pozicioni serb i lotimit kundër Kosovës për Interpolin, do të jetë akoma më i fuqishëm.

“Bazuar në fuqizimin e lobimit serb kundër Kosovës dhe krizës institucionale në Republikën e Kosovës, pritjet janë që do të humbet edhe këtë herë INTERPOLI. Por që taksa (fatura) e dështimit për anëtarësim, kësaj radhe do i vihet padrejtësisht Ramush Haradinajt, për të mbuluar dështimet në politikën e jashtme dhe qeverisjen në përgjithësi”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)