Vulin tregon pse Serbia po armatoset nga Rusia

  • 30 July 2019 - 10:19
Vulin tregon pse Serbia po armatoset nga Rusia

Serbia është duke blerë armatim në masë të madhe. Pas marrëveshjes së nënshkruar me Francën gjatë vizitës së Emanuel Macronit në Beograd, në Serbi së fundi kanë mbërritur edhe disa pajisje luftarake nga Rusia.

Sipas tij, Serbia po blenë armatim për sektorët që mendon se i nevojiten.

“Politika e mbështetur nga presidenti Vucic është një politikë që na lejon t’i marrim vendimet tona dhe ta furnizojmë, pajisim ushtrinë aty ku vlerësojmë se duhet”, ka thënë Vulin, teksa ka komentuar dhurimin e automjeteve të blinduara nga Rusia, shkruan tanjug.

Ndër të tjera ai ka thënë se disa helikopter të blerë nga Rusia të tipit Mi-35 dhe Mi-17 do të arrijnë ne fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër.

Këta helikopterë Serbia i kishte blerë më herët nga Rusia.

Shteti i Serbisë që drejtohet nga Aleksander Vucic është një prej shteteve që investon më së shumti në armatim.

Në një raport të publikuar madje thuhej që Serbia e vetme investon më së shumti se të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku.

(Kosova Sot Online )