Prishtinasi e rrah gruan e bën për spital, arrestohet

  • 30 July 2019 - 10:50
Prishtinasi e rrah gruan e bën për spital, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Përmes raportit 24-orësh, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari ndërkaq me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)