Raportoi rrëmbim të rrejshëm në polici, arrestohet burri nga Suhareka

  • 30 July 2019 - 11:04
Raportoi rrëmbim të rrejshëm në polici, arrestohet burri nga Suhareka

Të hënën në Suharekë është arrestuar një person për lajmërim të rrejshëm të një rrëmbimi

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari ka bërë një lajmërim të rrejshëm të një rasti të rrëmbimit.

I dyshuari e ka pranuar se e ka inskenuar rastin e rrëmbimit, ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)