Deputeti i PDK-së: Nuk ka arsye për marrëveshje të re me Z-Mobile, komisioni të vazhdojë punën edhe pas zgjedhjeve

  • 30 July 2019 - 11:11
Deputeti i PDK-së: Nuk ka arsye për marrëveshje të re me Z-Mobile, komisioni të vazhdojë punën edhe pas zgjedhjeve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shkruar se sot përfundon kontrata e Telekomit me Dardafonin, e që, sipas tij nuk ka asnjë dilemë që të mos negociohet një marrëveshje e re.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se në mes të këtyre dy kompanive nuk ka mbetur asnjë urë bashkëpunimi.

Deputeti, që është edhe anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar, ka thënë se tash shqetësim është reagimi i ARKEP-it për këtë çështje.

“Sot shqetësimi është mos reagimi ARKEP-it në raport me 300 000 numrat e Z-Mobile e që jane konsumatorë qytetarë të Republikës së Kosovës, numrat mobil të të cilëve sonte në ora 24:00 do të jenë jasht funksioni nese nuk kalojn me automatizëm tek Telekomi i Kosovës , te Vala. Sipas Ligjit Nr. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE përdoruesit e telefonis mobile duhet të mbrohen nga ARKEP dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të cilët ndër vite nuk kanë mbrojtur konsumatorët, por bashkë me grupe të caktuara të interesit brenda Telekomit kanë pasur rol të rëndësishëm në dëmtimin e Telekomit”, ka shkruar deputeti.

Haxhiu ka shtuar se gjatë kësaj periudhe i kanë kushtuar shumë kohë kontratës me Dardafonin, e se thotë se shpreson që pas zgjedhjeve të reja parlamentare komisionit hetimor për PTK-në ta vazhdojë punën.

(Kosova Sot Online)