Mbesa deputete e Hashim Thaçit i jep një goditje Haradinajt, e quan dezertor

  • 30 July 2019 - 11:14
Mbesa deputete e Hashim Thaçit i jep një goditje Haradinajt, e quan dezertor

Mbesa deputete e Presidentit Thaçi, Evgjeni Thaçi ka goditur ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Thaçi e ka quajtur Haradinajn dezertor  dhe frikacakë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se nuk do ta lënë shtetin në dorë të sabotuesve të proceseve e shkatërruesve të institucioneve.

“Vetëm per një gjë nuk jemi te gatshëm: qe shtetin te cilin populli i Kosovës e ndërtoi me kaq shume sakrifice, ta leme ne dore te sabotuesve te proceseve, shkatërruesve te institucioneve, anemikeve politik, dezertoreve dhe frikacakeve. Asnjëherë”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Evgjeni Thaçi është e bija e vëllaut të Presidentit, Gani Thaçi.

(Kosova Sot Online)