Një femër godet tre këmbësorë me veturë në Lipjan, arrestohet nga policia

  • 30 July 2019 - 11:12
Një femër godet tre këmbësorë me veturë në Lipjan, arrestohet nga policia

Numri i aksidenteve në vendin tonë ditëve të fundit është i përmasave shqetësuese.

Dje në orën 13:15 një femër K/Shqiptare është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi e njëjta derisa ka qenë duke drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident trafiku ku i kishte goditur tre këmbësorë dy femra dhe një mashkull të gjithë K/Shqiptar, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndryshe policia në njoftimin 24 orësh ka bërë të ditur se e dyshuara dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)