I vihet flaka myslimanit 15 vjeçar në Indi pasi që refuzoi të bënte lutje hinduiste

  • 30 korrik 2019 - 11:21
I vihet flaka myslimanit 15 vjeçar në Indi pasi që refuzoi të bënte lutje hinduiste

Një djalosh mysliman pretendon se atij iu vu flaka për shkak se kishte refuzuar që ta bënte lutjen hinduiste e quajtur “Jai Shri Ram”.

15 vjeçari tha që ai u kap nga katër burra në qytetin Uttar Pradesh. Ai refuzoi që ta këndonte lutjen, e cila në gjuhën shqipe përkthehet “Lavdi Lordit Ram”, i cili konsiderohet Zot nga hinduistët.

Njëri nga personat e kishte lagur me benzinë dhe pastaj me një çakmak ia kishte vënë flakën, duke ia djegur rreth 60% të trupit të tij, shkruan Daily Mail.

“Isha duke ecur në urën Dudhari kur katër persona më kidnapuan. Dy prej tyre më lidhën dhe i treti vazhdoi të më lagte me benzinë. Pas kësaj, ata ma vunë flakën dhe vrapuan që të iknin” tha djali.

Gjithsesi, policia janë duke e trajtuar incidentin si të dyshimtë madje kanë raportuar se fëmija ia kishte vënë flakën vetes.

“Ai u pranua në spital me 45% të trupit të djegur” thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas një zyrtari policorë, djaloshi kishte dhënë deklarata të ndryshme dhe dukej i “dyshimtë”.

Madje, sipas tyre ka dëshmitarë që e kanë parë se ai ia vuri flakën vetës. 

(Kosova Sot Online)