Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen tre persona

  • 30 July 2019 - 11:32
Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Mitrovicë ku kanë qenë të përfshira tri vetura.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë për tretman mjekësor, ndërkaq më pas janë liruar për në shtëpi.

(Kosova Sot Online)