Kontrata me Devollët, vjen akuza e rëndë kundër Qeverisë në ikje

  • 30 July 2019 - 11:53
Kontrata me Devollët, vjen akuza e rëndë kundër Qeverisë në ikje

“Nuk besoj që Qeveria e Kosovës e cila është në shkatërrim për shkak të dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është duke kërkuar argat, sepse argati është gjetur, por do ishte mirë të merret vesh se kush është ai person”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik dhe njohësit e fushës së ekonomisë po e përcjellin me habi mënyrën se si Qeveria e Kosovës në largim po e përcjell krejtësisht në heshtje dhe me mos interesim të zgjidhjes kontestin në mes të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile të Blerim Devollit.

Edhe pse punëtorët e Telekomit kanë dy ditë që kanë hyrë në grevë, të prirë nga Sindikata e pavarur, qeveria nuk ka reaguar me asnjë veprim.

Kjo heshtje dhe sjellje injoruese e problemit, sipas njohësve të kësaj fushe lë të kuptohet se kjo qeveri në ikje është duke ia bërë një argat tjetër besnik kriminal, Blerim Devollit dhe operatorit virtual, Z-Mobile pikërisht në kohën kur punëtorët protestojnë kundër vazhdimit të kontratës kriminale dhe kundër tentativës për zhvatje të 25 milion eurove përmes përmbarimit të vendimit të Gjykatës s së arbitrazhit ndërkombëtar.

Analisti dhe njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci thotë se kjo heshtje e qeverisë, është një dorëzim përfundimtar para krimit të organizuar të kompanisë Devolli vetëm për shkak se me dekada i ka lagë futin secilit lider të këtyre subjekteve politike, ju ka financuar edhe fushatat zgjedhore dhe jo vetëm kaq, për t’i bërë tani favor kriminal duke rrezikuar një kompani publike me falimentim.

Image
Dardan Grapci

Sidoqoftë, ai thotë se punëtorët nuk duhet të dorëzohen por ta marrin fatin ë kompanisë në duart e tyre sepse qeveria në ikje është pozicionuar në krahun e Devollit.

“Mendoj që do të ishte mirë të shtrohet edhe pyetja - Kush është argati i radhës që Qeveria e Kosovës ia ka prezantuar Blerim Devollit dhe Z-MOBILE, sepse nuk besoj që Qeveria e Kosovës e cila është në shkatërrim për shkak të dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është duke kërkuar argat, sepse argati është gjetur, por do ishte mirë të merret vesh se kush është ai person”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas ekspertit Dardan Grpaci, ekzekutivi i Kosovës që nga fillimi nuk e ka marr seriozisht trajtimin e problemit në Telekom, dhe kjo ka dëshmuar pa asnjë dilemë se po favorizohet Dardafoni- Z-Mobile.

“Qeveria e Kosovës ka heshtur qysh në fillim të bashkëpunimit në mes të Telekomit dhe Z-MOBILE, pastaj ka heshtur me rastin e eskalimit të problemit të madh, skandalit, dhe do të vazhdojnë të heshtin’, tha Grapci për “Kosova Sot Online”. Ai beson se dikush nga anëtarët e komisionit, deputet të Kuvendit, do të del për ti mbrojtur të drejtat e punëtorëve por vetëm pasi Telekomi ta anulon tërësisht kontratën me Z-Mobile duke mor pyetur e pritur askënd.

Madje, Grapci thotë se Telekomi duhet të kërkojë edhe dëmshpërblim nga Z-Mobile. 

“Besoj që pas 30 korrikut më në fund Telekomi do merr frymë lirshëm dhe do të ç'kapet përfundimisht nga Z-MOBILE. Këtë vendim duhet ta marrin vetë punëtorët. Do të ishte mire që menjëherë pas anulimit të marrëveshjes me Z-MOBILE, Telekomi i Kosovës të kërkoj dëmshpërblim nga ana e Z-MOBILE si dhe ti kthej prapa në pronësi të veten numrat që ia ka dhënë Blerim Devollit, duke ia ndërprerë gjithashtu edhe opsionin e internetit 3G dhe 4G. Dhe në fund ta shpallin operatorin Z-MOBIL, operator ilegal. Vetëm në këtë mënyrë Telekomi i Kosovës do të këndellet dhe do e merr veten, ndryshe nëse nuk kërkojnë kompensim, do ju duhet shumë kohë derisa ti përmirësojnë kushtet”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Dardan Grapci pret që me krijimin e qeverisë se re edhe telenovela e problemit mes Telekomit e Z-Mobile do të merr fund në favor të Telekomit.

"E kam një shpresë që me krijimin e Qeverisë së re që do të krijohet me mbajtjen e zgjedhjeve në shtator, dikush do të del për të kërkuar "HAKMARRJE", ndaj Z-MOBILE dhe atyre që e kanë sjellë Telekomin e Kosovës deri në këtë fazë afër falimentimit sepse krimi nuk guxon të amnistohet”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)