Shpërthejnë zjarret në Siberi, shpallet gjendje emergjente

  • 30 korrik 2019 - 12:10
Shpërthejnë zjarret në Siberi, shpallet gjendje emergjente

Rusia e ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të shpërthimit të zjarreve në rajonin e Irkutskut. Tymi i zjarreve është përhapur në një hapësirë më të madhe se Bashkimi Evropian.

Gati tre milionë hektarë tokë janë përfshirë nga zjarret në pjesën më të madhe të Siberisë dhe disa rajonte të Arktikut. Zjarret janë përhapur edhe në Lindjen e Largët.

Aktivistët e grupit “Greenpeace” në Rusi kanë thënë se zjarret në këtë rajon para një kohe të gjatë kanë pushuar së qeni problem lokal i Siberisë dhe rajoneve lindore dhe se ato janë bërë katastrofë mjedisore për tërë shtetin.

Ky paralajmërim erdhi pas vërshimeve që detyruan 1000 banorë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 470 shtëpi janë prekur nga vërshimet nga 27 korriku, të cilat erdhën pas reshjeve të mëdha të shiut.

Së paku 25 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë zhdukur që nga vala e parë e vërshimeve në fund të qershorit.

Për shkak të vërshimeve, raportohet se autoritetet e kanë mbyllur një pjesë të autostradës Siberiane, shkruan “Free Europe”, 

(Kosova Sot Online )