Avioni rrëzohet në një zonë banimi, të paktën 17 të vdekur

  • 30 July 2019 - 12:32
Avioni rrëzohet në një zonë banimi, të paktën 17 të vdekur

Aeroplani ishte duke kryer një fluturim stërvitor.

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur, pasiqë një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua brenda një hapësire banimi afër qytetit pakistanez, Rawalpindi. 

Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 civilë ishin mesin e të vdekurve, tha ushtria, raporton BBC.

Aeroplani ishte duke kryer një fluturim stërvitor, ndërsa në momentin kur u rrëzua shkaktoi zjarr nëpër disa shtëpi banimi. 

Një dëshmitar tha se avioni  kishte marrë flakë para përplasjes.

(Kosova Sot Online)