Aksident i tmerrshëm: Një grua nga Podujeva humbi foshnjën, në gjendje kome

  • 30 July 2019 - 13:11
Aksident i tmerrshëm: Një grua nga Podujeva humbi foshnjën, në gjendje kome

Në një postim në rrjetet sociale, është bërë e ditur se një familje ka  bërë aksident të tmerrshëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e këtij aksident një grua shtatzënë ka humbur fëmijën e saj, ndërsa është në gjendje kome.

“Familjarët e mi patën një aksident shumë të rëndë rrugës Prishtinë- Podujevë. Halla ime është në gjendje shumë kritike lufton momentalisht për jetë është në komë, ka gjakderdhje në trup. Unazat e qafës ju kan thy dhe humbi foshnjën..ju lus boni lutje.. vetëm lutjet e tona mujnë me ba mirë.  I ka dy vajza të vogla që po pyesin ku është mami.. Faleminderit për çdo lutje ishallah Allahu na i pranon e na e kthen buzëqeshjen Amin”shkruan një qytetare në Facebook.

(Kosova Sot Online)