131 aktakuza kundër 154 personave brenda 24 orëve në Kosovë

  • 30 July 2019 - 14:09
131 aktakuza kundër 154 personave brenda 24 orëve në Kosovë

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetridhjetenjë (131) aktakuza, kundër njëqindepesëdhjetekatër (154) personave. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, për gjashtë (6) persona, si ka ngritur pesëdhjetetri (53) aktakuza, kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetepesë (25) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)