Isa Mustafa mbledh të fortit e LDK-së, çfarë skenari po përgatit ai për 3 gushtin?

  • 30 July 2019 - 14:13
Isa Mustafa mbledh të fortit e LDK-së, çfarë skenari po përgatit ai për 3 gushtin?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur në takim nënkryetarët e kësaj partie, lidhur me zgjedhjet e brendshme në këtë parti. Takimi pritet të fillojë nga ora 14:00.

Në selinë e LDK-së deri tash ka arritur Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa.

Muhaxheri ka thënë se takimi është thirrur nga kryetari Mustafa.

“Takimi është ftuar prej kryetarit. Ka të bëjë me 3 gushtin, edhe zgjedhjet e brendshme. Ne konsultim me kryetarët e degëve e ka ftuar takimin”, ka thënë Muhaxheri për Express.

Në këtë takim pritet të definohet agjenda e së shtunës, por edhe numri i kandidatëve për garë të kryetarit të LDK-së. Madje mund të ketë marrëveshje që të mos ketë fare garë, por të shkohet me një kandidat.

(Kosova Sot Online)