Flet mërgimtari: Dasma më kushtoi mbi 50 mijë franga, ja si...

  • 30 July 2019 - 14:39
Flet mërgimtari: Dasma më kushtoi mbi 50 mijë franga, ja si...

Korriku dhe gushti janë muajt e dasmave pasi që kjo periudhë shfrytëzohet për pushime nga mërgimtarët tanë, por edhe për dasma. Ato janë gati të përditshme në vendbanimet shqiptare dhe se dita ditës duken më glamuroze dhe më të pasura, me ahengje me shumë surpriza dhe begati. Por ajo që bën përshtypje është se për përkujdesjen që dasma të jetë sa më fenomenale, gjithcka varet se sa është i thellë xhepi i dasmorëve.

Dasmat më të pasura po i bëjnë familjet e mërgimtarëve, sepse ata nuk kursejnë asgjë. Këtë e pranon edhe Vebi. S, mërgimtar nga Struga, që thotë se për dasmën e djalit të tij ka harxhuar rreth 50 mijë franga. 

“Kjo është dicka e vecantë dhe se për familjen time dhe më të dashurit e mi nuk kursej asgjë. Dasmën e djalit e kemi pasur viteve të fundit dhe se mund të them se na kanë shkuar rreth 50 mijë franga”, thotë për INA, Vebiu.

E kur pyetet gjatë bisedës se si kanë mundur të shkojnë këto para ai na tregon paksa në detaje. “15 mijë euro kemi blerë stoli ari për nusen, 4 mijë euro restoranti, sepse kemi rrethin e gjërë, 8 mijë euro muzika, sepse kemi pasur tre këngëtarë special, dhe përkujdesja për natën, xhirimet dhe zbukurimet mbi 2 mijë euro. Kësaj shume i kisha shtuar edhe organizimet e netëve para dasmës me darka dhe muzikë po ashtu live në ambientin e shtëpisë sonë. Dhe krejt në fund djalit dhe nuses i kemi prenotuar një pushim si supriz për muajin e mjaltit”, rrëfen mërgimtari strugan.

Por ai thotë se ka edhe dasma më të shtrenjta, që ka dëgjuar dhe që janë harxhuar me qindra mijëra euro. Se ka harxhime të majme për dasma në këtë periudhë e pranojnë edhe bizneset që janë të përfshira në këtë sferë. 

(Kosova Sot Online)