Nesër OVL e UÇK-së proteston në mbrojtje të Tomor Morinës

  • 30 July 2019 - 14:50
Nesër OVL e UÇK-së proteston në mbrojtje të Tomor Morinës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nesër nga ora 11:00 do të mbajë protestë në Gjakovë.

Protesta do të mbahet për mbrojtjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morinës, i cili gjendet në paraburgim në Maqedoninë e Veriut. Siç ka njoftuar OVL e UÇK-së, protesta do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” 

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina është arrestuar javën e kaluar në pikën kufitare Bllacë, sipas një fletëarresti nga Interpoli. Morina në Serbi kërkohet nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë. Hetimin ndaj Morinës po e udhëheq Prokuroria serbe për Krime Lufte.

Image

(Kosova Sot Online)