‘Goditja’ e rëndë: Ja dy bandat që e shkatërruan Telekomin

  • 20 July 2019 - 15:08
‘Goditja’ e rëndë: Ja dy bandat që e shkatërruan Telekomin

“A nuk është për turp që kjo qeveri e turpit, kjo qeveri hajnash, kjo qeveri me analfabet, të hesht dhe të bëhet qorre karshi protestës shumë të drejt të Telekomit kundër kësaj marrëveshje hajnash e kriminelësh”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Duke parë dhe analizuar zhvillimet dramatike rreth përpjekjes për mbrojtjen e Telekomit nga punëtorët e kompanisë, përballë prapaskenave të tmerrshme të plaçkitjes nga Blerim Devolli dhe Z-Mobile, dhe heshtjen e plotë të qeverisë deri në marrjen e vendimit nga vetë Telekomi për ndërprerje të kontratës 10 vjeçare, analisti politik, Reshat Badallaj thotë se kjo sjellje injoruese e këtij problemi flet akoma me shumë se sa të arsyeshme dhe e domosdoshme është për popullin që sa më parë të ikin në theqafje të dy bandat hajdute dhe kriminale të nëntokës, si kjo qeveri më hajdute në historinë e njerëzimit dhe kjo bandë kriminale, raciste me gjak serbi banda Devolli, edhe deputetët e kësaj legjislature.

Image
Reshat Badallaj

“Të dy bandat me banditët me renome evropiane anti popullore dhe anti shtetërore, së bashku me këtë kontratë kriminale me të cilën deshën ta shkatërrojnë Telekomin duhet të shporren pa ligj, pa kurrfarë ligji, duhet të shporren me dhunë dhe me dajak, duhet ti ndjekim nëse nuk largohen ndryshe sepse për vite të tëra vepruan shumë rëndë, zhvatën e plaçkitën, rrënuan gjithçka para vetes, dhe për vdekje e kanë shkatërruar buxhetin e shtetit dhe e kanë vjedhur deri bë palcë djersën e popullit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Heshtja që kanë bërë dhe po bëjnë këta akoma, sipas Badallajt, është maja e turpit dhe e krimit të dyfishtë.

“A nuk është për turp që kjo qeveri e turpit, kjo qeveri hajnash, kjo qeveri me analfabet të hesht dhe të bëhet qorre karshi protestës shumë të drejt të Telekomit kundër kësaj marrëveshje hajnash e kriminelësh? Këto dy banda kafshësh në ikje mundohen deri në fund, deri kur të japin shpirt të vjedhin popullin dhe të pasurohen hajnisht. Kjo ngjajnë taman si kur kurë e therë kafshën në fyt dhe duhet pasur shumë kujdes nga shkelmat të fundit që godet para se me dhënë shpirt. Pra, nuk pritet asgjë në të mirë të punëtorëve dhe të popullit nga kjo qeveri hajnash”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Derisa punëtorët Telekomit janë në protestën dy ditore në mbrojtje të interesit publik dhe ta pasurisë, Badallaj thotë se qeveritarët bashkëveprues me krimin, janë në gjueti për votën dhe nuk kanë hallet e punëtorëve prandaj duhet të ikin sa më shpejtë e të mos kthehen më në pushtet.

“Banditë të peshave të rënda nuk e kanë hallin e popullit, hallin e punëtorëve dhe hallin se si të shpëtohen dikasteret dhe të mos dalin në rrugë punëtorët, por e kanë hallin e hajnisë, si t'i fitojnë zgjedhjet dhe të mbajnë pushtetin, të mbështetin grazhdin serbian devolli dhe të ndajnë pazarin të gjithë së bashku”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)