LDK dhe VV po shkojnë mirë mes vete në Prizren -Haskuka e pret në zyrë Qunin

  • 30 July 2019 - 16:56
LDK dhe VV po shkojnë mirë mes vete në Prizren -Haskuka e pret në zyrë Qunin

LDK dhe VV në Prizren duket se janë në marrëdhënie të mira, kjo pasi Kryetari i Prizrenit nga Vetëvendosje ka pritur në takim Kryetarin e LDK-së në këtë qytet, Anton Qunin.

Haskuka përmes faqes së tij në Facebook, ka njoftuar se ka pritur përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren.

“Sot në takim prita përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren, përkatësisht kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Quni dhe ish kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli”, ka shkruar Haskuka.

Kryetari i Prizrenit, i ka uruar postin e ri Qunit, si kryetar i LDK-së në Prizren.

“Me këtë rast, kryetarit Quni i urova suksese në postin e ri, ndërkaq në bashkëbisedim diskutuam rreth koordinimit sa më të mirë të koalicionit në qeverisjen lokale”, ka shkruar Haskuka.

(Kosova Sot Online)