E zbulon profesori i njohur: Ky është skenari për ndarjen e Kosovës, ja kush e detyroi Haradinajn të jap dorëheqje

  • 20 July 2019 - 18:20
E zbulon profesori i njohur: Ky është skenari për ndarjen e Kosovës, ja kush e detyroi Haradinajn të jap dorëheqje

“Ka lobe e lobe, ka lidhje e lidhje. Po bëhet punë e madhe për ndarjen e Kosovës, kjo tash dihet”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, edhe pse është i sigurt që në përgatitjen e dosjes për Gjykatën Speciale kundër Ramush Haradinajt janë të përfshirë individët nga qarqet pro serbe, kriminale në Kosovë dhe në Serbi, ashtu sikur që ngre dyshimet tija vetë kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj dhe sikur që akuzon edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se pa pasur fakte nuk mundë të apostrofon emra, por e vërtetë është ajo që është thënë nga të dyja palët.

Image
Muhamet Kelmendi

“Nuk duhet të nxirren konkludime të rënda dhe pa pasur fakte që e provojnë idenë e tradhtisë. Megjithatë në çdo veprim ka edhe qëllime të caktuara. Nuk ka mundësi që të lëshohen ftesa, të merren në pyetje zyrtar të ndryshëm, pothuajse të gjitha strukturat e unifirmuara udhëheqëse të UÇK-së. E keqja është edhe të fakti se po dyshohen njerëzit që disa herë kanë qenë në gjykata dhe janë dhënë vendime që kanë dalë të lirë dhe pa asnjë vepër penale. Është çudi! Mirëpo, ka një lidhje të fortë midis lidhjeve të krijuara dhe ekzistuese anti shqiptare. Ka lobe e lobe, ka lidhje e lidhje. Po bëhet punë e madhe për ndarjen e Kosovës, kjo tash dihet”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, dorëheqja e Ramush Haradinaj është kurdisur dhe imponuar mu për këtë qëllim, për të realizuar planet serbe dhe lobeve që mbështesin këto plane e të cilat u kundërshtuan nga Haradinaj madje duke u pamundësuar tërësisht remizimi i tyre në 5 pikat kryesore. 

“Deri të krijimi i situatës për të dhënë dorëheqje ndodhi për shkak të disa veprimeve politike shumë domethënëse të bëra, konkretisht: 1. Ruajta e tërësisë territoriale e Republikës së Kosovës, 2. Taksa që është bërë mjet për ruajtjen e tokës së Kosovës, 3. Kundërshtimi për Republikën e Dodikut në Kosove, 4. Formimi i Ushtrisë dhe 5. Lidhja e Trepçës me Republikën e Kosovës. Këto veprime i kanë prishur shumë punë lobit serbo-greko -ruso-francezo-amerikan që e duan ndarjen e Kosovës. Këtu hynë edhe grupi rreth Thacit. Ata po dinë dhe po punojnë për këtë”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, këto ndërskamca të rrezikshme që bëhen me qëllime politike e tradhti kombëtare, duhet ndaluar nga qytetarët dhe subjektet politike që e kanë kundërshtuar deri më tani opsionin serbo-rus të ndarjes së Kosovës.

“Por duhet të insistohet vetëm në marrëveshje reciproke të njohjes dhe respektimit të ndërsjellët në të gjitha fushat, së pari, në njohjen e kufijve ekzistues. Nuk duhet lëshuar asnjë pëllëmbë të tokës sonë dhe natyrisht se duhet të kujdesemi në maksimum për kombin tonë nën synimin serbomadh, edhe për Kosovën Lindore. Thjeshtë reciprocitet në raporte me shtetin serb dhe me të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe të serbëve në Kosovë, por para së gjithash duhet ruajtur me çdo kusht e për çdo çmim shtetin tonë deri në fund”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)