Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

  • 30 July 2019 - 18:35
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Në komunikatë thuhet se me qëllim të shtimit të masave për të rritur sigurinë në trafik, policia ka hartuar dhe është duke e zbatuar një plan operativ.

Sipas policisë, plani operativ, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët do të bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”.

(Kosova Sot Online)