Zbulohet e vërteta: Ja pse Thaçi nuk po i cakton zgjedhjet, ky është skenari

  • 31 July 2019 - 07:42
Zbulohet e vërteta: Ja pse Thaçi nuk po i cakton zgjedhjet, ky është skenari

“Të cilat mund ta prishnin konstelacionin aktual politik dhe shkarkonin kuislingun, Hashim Thaçi nga udhëheqja e bisedimeve me Serbinë, për të shpëtuar vendin nga ndarja dhe shuarja e shtetësisë së Kosovës”, tha Qarri për "Kosova Sot Online”.

Edhe pse kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi kishte premtuar se këtë fillim jave do të niste konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhje, ftesa e tillë deri më tani nuk është bërë.

Image

E lidhur me këtë, analisti politik, Gani Qarri dyshon se janë duke u zhvilluar pazare në prapaskenën politike të vendit, dhe njëherësh në këtë lojë janë të implikuar edhe ndërkombëtarët të cilët kanë zgjedhur heshtjen karshi këtyre zhvillimeve në Kosovë.

Sipas Qarrit, këtë lojë është duke e luajtur Hashim Thaçi për tradhti të hapur ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, prandaj nuk e ka guximin t’i shpallë zgjedhjet, pasi ai dhe partia e tij do të merrnin ndëshkimin dhe do të iu dështojë projekti.

“Tendenca skandaloze disavjeçare e kuislingut Hashim Thaçi për tradhti të hapur ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, përpjekjet e gjithëllojshme e çmendurake të tij për faljen me çdo kusht të veriut dhe pjesëve më të pasura e vitale të vendit tonë Serbisë,si dhe lufta e pareshtur me klikën e vet të bashkëpunëtorëve nga UDB dhe BIA e Serbisë,për ndarjen dhe shuarjen përfundimtare të shtetësisë së Kosovës, në koordinim me Aleksandër Vuçiqin, Edvin Kristaq Ramën, Erdoganin dhe Putinin e Rusisë, kanë tmerruar aq shumë qytetarët e Kosovës, sa që është shumë e vështirë, të gjesh më, qoftë edhe një votues të vetëdijshëm shqiptar, i cili do të guxonte t`ia besojë sërish votën atij dhe PDK-së, të cilën nën hije ai ende e drejton vetë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”

“Tejkalimi i çdo limiti të mundshëm të rrenave e mashtrimeve edhe të PDK-së, ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, ndërskëmbëcat e përsëritura dhe të vazhdueshme ndaj partive tjera politike si dhe lufta aq e paskrupullt për realizimin e tradhtisë së shekullit ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm që t’i plotësohen orekseve territoriale të Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë ndaj tokave dhe pasurive kryesore të vendit tonë, përfshirë Trepçën e Ujmanin e ndoshta edhe më keq e tepër se kaq, deri në ndarjen dhe asgjësimin total të shtetit të Kosovës, i kanë futur frikën deri në palcë dhe trishtuar deri në atë masë shqiptarët, sa që siç po konsiderohet tanimë PDK, si segment joserioz politik dhe parti e rrenave dhe tradhtisë,do të pësojë fiaskon më të madhe në gjithë historinë e ekzistencës së saj”, shtoi Qarri.

Sipas Qarrit, gjendja e krijuar ka filluar t’i shqetësojë edhe ndërkombëtarët, të cilët të zënë në befasi nga ngjarjet më të reja, vetëm sa heshtin sepse janë të vetëdijshëm plotësisht se kurrë më nuk do të gjejnë edhe një segment tjetër kaq të nënshtruar politik si PDK, e cila është e gatshme edhe për kompromiset më të dhimbshme me Serbinë.

“Megjithëse të vënë para aktit të kryer, me dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Ramush Haradinaj,shihet çart se ndërkombëtarët jo vetëm që heshtin rreth zhvillimeve të fundit ne vend, por edhe lënë të nënkuptohet, se ata as nuk i mbështesin zgjedhjet e reja në Kosovë dhe se janë vënë në kërkim të një formule për mbajtjen me çdo kusht të Thaçit e PDK-së në pushtet dhe të mos shkohet fare në zgjedhje, të cilat mund ta prishnin konstelacionin aktual politik dhe shkarkonin kuislingun, Hashim Thaçi nga udhëheqja e bisedimeve me Serbinë, për të shpëtuar vendin nga ndarja dhe shuarja e shtetësisë së Kosovës”, përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)