Sot protestohet për lirimin nga arrestimi të ish-ushtarit të UÇK’së, Tomor Morina

  • 31 July 2019 - 07:52
Sot protestohet për lirimin nga arrestimi të ish-ushtarit të UÇK’së, Tomor Morina

Sot në Gjakovë do të protestohet për lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili është arrestuar në Maqedoninë Veriore. Protesta do të mbahet në parkun e qytetit “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 11:00.

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina  është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin kufitar në Bllacë më datën 24 korrik.

Policia në Maqedoni ka vërtetuar se Morina është arrestuar me kërkesë nga Serbia, për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në krime ushtarake kundër popullatës civile në Kosovë.

Për arrestimin e Tomor Morinës ka edhe reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe  OVL-UÇK të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së.

Image

 

(Kosova Sot Online)