Sot niset grupi i parë nga Kosova për në Haxh,ky ëshë çmimi për person

  • 30 July 2019 - 09:24
Sot niset grupi i parë nga Kosova për në Haxh,ky ëshë çmimi për person

Sot do të niset grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova për në vendet e shenjta që të kryejnë haxhin.

Bashkë me ta do të niset edh edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit, ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin. Fitim ef. Gashi nga Drejtoria e Haxhit tha se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra”, ka njoftuar Bashkësia Islame.

Grupi i parë do të nisen sot, ndërsa grupet e tjera më 1, 2 dhe 3 gusht.

Sipas Bashkësisë Islame çmimi për person është 4150 euro.

(Kosova Sot Online)