Gjykata Speciale vazhdon intervistimet, këtë herë merr në pyetje një gazetar

  • 31 July 2019 - 10:01
Gjykata Speciale vazhdon intervistimet, këtë herë merr në pyetje një gazetar

Gazetari Nuhi Bytyçi, ka njoftuar se është intervistuar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Bytyqi, ka thënë se e gjithë dëshmia e tij pran kësaj gjykate ishin lidhur me veprimtarinë e tij i gazetar gjatë periudhës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Puna ime si gazetar dhe si udhëheqës i ekipit televiziv të Televizionit Shqiptar në zonat e luftës, e prezentuar në TVSH dhe në mediat botërore përmes shumë emisioneve televizive, është dëshmia më e mirë e angazhimit tonë të pastër, e orientimit të drejtë dhe fisnik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bazuar në këtë angazhim profesional dhe kombëtar në shërbim të lirisë së atdheut tim, e kisha të lehtë që edhe para Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, të dëshmoj të vërtetën në mbrojtje të veprimtarisë sonë çlirimtare”, ka thënë ai, përmes një njoftimi publik.

(Kosova Sot Online)