Bllokohet Veterniku, kolona të gjata me vetura

  • 31 July 2019 - 10:35
Bllokohet Veterniku, kolona të gjata me vetura

Ka disa ditë që rruga prej Veternikut për në Prishtinë po vazhdon të mbetet e bllokuar, shkaku  i punimeve në rrugë e veturave të shumta.

Njejtë situata është edhe momentalisht, ku sipas fotove që i ka siguruar Express shihet se kolona e veturave është e gjatë.

Në këtë rrugë ka disa ditë që po punohet për të zgjeruar këtë pjesë të rrugës për kalim, e qytetarët po përballen vazhdimisht me kolona të gjata.

(Kosova Sot Online)