Arrestohet për sulm seksual një person në Lipjan

  • 31 July 2019 - 10:35
Arrestohet për sulm seksual një person në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Komunën e Lipjanit është arrestuar një person, pasi që i njejti e ka sulmuar seksualisht një vajzë.

Përmes raportit 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër K-shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)