Vonohen fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës, shkak problemet teknike

  • 31 July 2019 - 11:40
Vonohen fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës, shkak problemet teknike

Autoriteti i Aviacionit Civil përmes një komunikate ka njoftuar dy fluturime janë shtyer si pasojë e problemeve teknike.

Sot në mëngjes, fluturimi i kompanisë ajrore ‘TUI Fly’ në arritje nga Aeroporti Basel-Mulhouse, ka pasur probleme pas aterimit si pasojë e goditjes me shpezë.

Ky fluturim është paraparë të niset për në Basel në ora 2:45 të mëngjesit por është shtyer për në orën 6:27 pas sanimit të problemit.

Edhe një fluturim tjetër është shtyer si pasojë e një problem teknik.

Bëhet fjalë për aeroplanin e kompanisë ‘Onur Air’ me destinacion Anatalinë, kur përshkak të një problem teknik nuk është nisur në kohën e paraparë, 3:30. Ekipi i kësaj kompanie është duke e trajtuar problemin edhe më tutje.

(Kosova Sot Online)