Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

  • 31 July 2019 - 11:44
Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media ku ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Ditëve të fundit ka pasur një numër të madh të aksidenteve në trafik ndërsa disa nga to edhe kanë qenë edhe me fatalitet.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia e Kosovës kërkon-apelon për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

Prishtinë, 30 korrik 2019

Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave për të rritur sigurinë në trafik, ka hartuar dhe është duke e zbatuar një plan operativ. Plani operativ, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik. Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës KERKON-APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.

Sot, më 30 korrik 2019, Policia e Kosovës, në vazhdën e kërkesës për pjesëmarrësit në trafik, në bashkëpunim me operatorin e telefonisë ‘VALA’, ka filluar dërgimin e një mesazhi për rreth një milion përdorues të numrave të kësaj kompanie. Me këtë rast, falënderojmë operatorin në fjalë për mbështetjen e ofruar.

Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët do të bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

(Kosva Sot Online)