Kjo është gjendja momentale në pikën kufitare në Merdarë

  • 31 July 2019 - 13:47
Kjo është gjendja momentale në pikën kufitare në Merdarë

Muajve të verës pikat kufitare janë të ngarkuara nga fluksi i madh i mërgimtarëve të cilët vijnë në vendlindje për pushime

Qendra Kufitare e Menaxhimit Kufitar para pak minutash ka bërë të ditur se pritja në pikën kufitare në Merdarë shkon deri 1 orë e 20 minuta deri 1 orë e 40 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa për të dalë nga Kosova duhen 2 orë e 20 minuta deri 2 orë e 40 minuta. Kjo gjendje po vjen edhe për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që po kthehen në vendlindje.

(Kosova Sot Online)