BE-ja: Deti i Zi ka dy herë më shumë mbeturina se Deti Mesdhe

  • 31 July 2019 - 13:55
BE-ja: Deti i Zi ka dy herë më shumë mbeturina se Deti Mesdhe

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Ukrainë ka thënë se Deti i Zi është dy herë më i ndotur me mbeturina se Deti Mesdhe.

Duke u mbështetur në hulumtimet e filluara në vitin 2017 në ujërat bregdetare të Gjeorgjisë, Ukrainës, Rusisë dhe në det të hapur, zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se 83 për qind e mbeturinave në këtë det janë mbeturina plastike. Shumica e tyre janë shishe, qese dhe mbështjellës sheqerkash.

Lumenjtë më të mëdhenj të Ukrainës i sjellin në det gjashtë deri 50 mbeturina për çdo orë.

Kështu, në një kilometër katror të Detit të Zi gjenden mesatarisht 90 mbeturina, ndërsa në Detin Mesdhe janë 50 mbeturina për kilometër katror.

Për më tepër, disa mbeturina në Detin Mesdhe kanë nivel trefish më të lartë të helmimit sesa standardi i lejuar.

Disa substanca kimike që janë gjetur në Detin e Zi janë të rrezikshme për jetën e njerëzve dhe të gjallesave që jetojnë në ujë.

Në mesin e substancave të dëmshme kimike që janë vërejtur nga hulumtuesit janë benzopireni, merkuri, disa lloje të pesticideve dhe insekticideve, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)