LDK’së i shkon një ofertë nga AAK’ja për koalicion parazgjedhor

  • 31 July 2019 - 15:11
LDK’së i shkon një ofertë nga AAK’ja për koalicion parazgjedhor

Zyrtari i AAK’së Muharrem Nitaj në një postim në facebook ka shkruar se nëse ndodhin koalicionet parazgjedhore zgjidhja më e mirë për partinë e tij do të ishte bashkëpunimi me LDK’në dhe PSD’së. Nitaj në këtë kombinimin AAK’në e sheh si partinë kryesore, por kujdeset të thotë se ky është vetëm propozim i tij dhe jo i partisë.

S’dihet nëse Nitaj këtë postim e ka bërë me porosi nga partia për të testuar terrenin, por gjasat që diçka të tilla janë të vogla pasi dihet që AAK dhe LDK kanë raporte të këqija pasi Isa Mustafa e ka humbur postin e Kryeministrit për shkak të kundërshtimeve të Ramush Haradinajt për demarkacionin.

Më poshtë postimi i plotë i deputetit në largim të AAK’së.

Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë!

Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve prazgjedhore!

Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme!

Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD.

Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi!

MN

(Kosova Sot Online)