Në 2 vite President/ Ja sa ligje ka kthyer dhe dekretuar Ilir Meta

  • 31 July 2019 - 15:58
Në 2 vite President/ Ja sa ligje ka kthyer dhe dekretuar Ilir Meta

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi doli sot në një komunikim me mediat ku ka sqaruar pozicionin e krut të shtetit në lidhje me vendimarrjen e Kreut të Shtetit

Sqarim i Institucionit të Presidentit të Republikës në lidhje me vendimmarrjen kushtetuese mbi ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84, 85 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës, që prej marrjes së detyrës përgjatë veprimtarisë dhe vendimarrjes kushtetuese në procesin legjislativ të shqyrtimit dhe dekretimit të ligjeve, përgjatë periudhës korrik 2017 – korrik 2019:

Numri i ligjeve të paraqitura për shqyrtim dhe dekretim: 193 ligje, nga këto:

Ka Dekretuar me shpallje/miratim                                           156 ligje

Ka Dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend                  14  ligje

Ka vendosur të lerë në heshtje                                                    16 ligje

Aktualisht Presidenti i Republikës ka në shqyrtim 7 ligje  (ligjet nr.44, 48, 50, 51, 52, 53, 54)

Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave kushtetuese për shqyrtimin dhe për t’u shprehur me dekret për ligjet e përcjella nga Kuvendi i Shqipërisë, ka bërë vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre ligjeve në raport me:

Parimet kushtetuese dhe dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

Aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë ka aderuar apo ka ratifikuar;

Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

Kuadrin ligjor aktual në fuqi në Republikën e Shqipërisë;

Parimet themelore të shtetit të së drejtës;

Interesin publik, mbrojtjen e pronës dhe të mirës publike, vlerave më të larta të shoqërisë dhe interesit kombëtar.

Presidenti i Republikës i garanton të gjithë se çdo ligj i miratuar nga Kuvendi, do të shqyrtohet me përgjegjësi të plotë.

Presidenti i Republikës, me veprimtarinë dhe kompetencën që i njeh Kushtetuta, nuk do të lejojë të bëhet pjesë e rendit juridik vendas, ligje që:

– Nuk respektojnë frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

–  Cenojnë në mënyrë flagrante parimet kushtetuese, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;

– Vendosin sadopak në rrezik interesin publik, apo nuk janë në harmoni me kuadrin rregullator në fuqi.

(Kosova Sot Online)