Kriza dhe frika e madhe, ja dështimet e mëdha që e presin Kosovën

  • 31 July 2019 - 16:13
Kriza dhe frika e madhe, ja dështimet e mëdha që e presin Kosovën

“Kjo krizë po vije në kohën kur pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është shumë i dobët, ku ka kohë që nuk kemi ndonjë njohje të re për shtetin, përkundër që kemi pasur disa ç’njohje”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë thonë se kriza e shpejtë politike në të cilën është futur vendi, nuk do të gjejë epilog pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për shkak se një pjesë të klasës politike të inkriminuar dhe të lidhura me krimin e organizuar nuk po i konvenon që vendi të ketë një normalitet

Image

Sipas analistit politik, Nexhat Haziri, kjo është tregues i qartë se Kosova është një shtet i pa qëndrueshëm politikisht dhe institucional, pasojat e së cilës gjendje janë shumë të mëdha, qofshin në rrafshin ndërkombëtar por edhe rrafshin e brendshëm.

“Kjo krizë po vije në kohën kur pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është shumë i dobët, ku ka kohë që nuk kemi ndonjë njohje të re për shtetin, përkundër që kemi pasur disa ç’njohje, mos anëtarësimi i vendit në institucione dhe organizma ndërkombëtar, siç është Interpoli,edhe pse është synuar që edhe në këtë vit anëtarësimi I Kosovës në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm për siguri, por me situatën politike dhe krizën që është shfaqur, gjasat janë shumë të vogla që vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare policore”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, është humbje e madhe që tani Serbia përsëri do të jetë në avantazh diplomatik kundër Kosovës.

“Dhe në këtë aspekt, kujtojmë se Serbia është në ofanzivë duke lobuar kundër Kosovës, deri sa ne kemi një qeveri pa mandat pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj dhe një kuvend të paralizuar, një president I cili vetëm mendon se si ta shfrytëzoj këtë krizë të rëndë politike për të mbetur si i vetmi aktor politik në vend që do t’ia garantonte shtyrjen e ideve të tij famëkeqe për ndarjen e territorit të Kosovës në vija etnike si rezultat I ndonjë marrëveshje të ashtuquajtur historike me Serbinë”, theksoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Poashtu, ai thotë se kriza e rëndë politike dhe institucionale në të cilën tashmë është futur Kosova, do të këtë pasoja edhe sa i përket agjendës së integrimeve euro-atlantike, pra edhe me liberalizimin e vizave, ku kosovarëtdo të jenë të vetmit në rajon që do të vazhdojnë të jetojnë të izoluar nga pjesa tjetër e Evropës.

Ana tjetër e medaljes negative do të jetë aspekti ekonomik, ikja e investitorëve të huaj.

“Në aspektin e brendshëm do të thellohet kriza ekonomike e sociale, si rezultat se asnjë investitor nuk do të vij të investoj për shkak të krizave të shpeshta politike e institucionale, shkalla e papunësisë do të shënoj rritje, dhe në përgjithësi kjo krizë do ta godas çdo pore të jetës në Kosovë. Andaj këto duhet ti kenë parasysh të gjithë aktorët e skenës politike në Kosovë dhe të reflektojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur që kjo krizë të filloj të zgjidhet, dhe zgjidhja e sajë është shkuarja në zgjedhje të parakohshme duke garantuar një proces të lirë dhe demokratik zgjedhor, nga I cili të dalin institucione kredibile, të qëndrueshme dhe me legjitimitet të plotë qytetar sepse Kosova nuk e ka luksin të “kllapitet” në këto kriza politike e institucionale”, përfundoi analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)