Dënohet me dy vjet e gjysmë burgim për tentim-grabitje në një pompë

  • 31 July 2019 - 16:29
Dënohet me dy vjet e gjysmë burgim për tentim-grabitje në një pompë

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burgim  të pandehurin V.Gj. për tri vepra penale, “Vjedhja e rëndë” “Grabitja” e mbetur në tentativë dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Ai është gjobitur edhe me 900 euro, si dhe është i obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej 25 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën 25 euro si dhe 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

I pandehuri akuzohet se në nëntor të vitit 2018, në Gjakovë, në pompën e derivateve “B-. B.” me përdorim të forcës, në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore, ka tentuar të përvetësoj paratë që i kishte pasur në kuletë shitësi i derivateve.

Derisa i pandehuri e kishte përvetësuar kuletën me para nga i dëmtuarin (shitësin e derivateve) dhe kishte tentuar të largohej, i dëmtuari e kishte penguar, duke u përleshur fizikisht, deri sa kishte arritur që ta kthente kuletën me para nga i pandehur për të lajmëruar policinë më pas.

(Kosova Sot Online)