Vjen alarmi i rëndë për PTK-në: Ky është rreziku i ri nga Devollët

  • 01 August 2019 - 08:02
Vjen alarmi i rëndë për PTK-në: Ky është rreziku i ri nga Devollët

“Telekomi tani për tani duhet të fokusohet në të ardhmen e zhvillimit dhe të rehabilitimit të vetë. Gjithsesi që nuk duhet të harrohet as të anashkalohet edhe kërkesa e menjëhershme për dëmshpërblimin. Kjo kërkesë duhet të adresohet me urgjencë sepse dihet që nga veprimi i qëllimshëm për shkatërrimin e Telekomit nga Z-Mobile humbjet kanë qenë alarmante dhe ato duhet të kompensohen nga pala që i ka shkaktuar në mënyrë të paramenduar dhe planifikuar qëllimshëm”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Pas ndërprerjes së kontratës zhvatëse nga ana e Telekomit për kompaninë Dardafon, Z- Mobile të Devollit, ekspertët e fushës së ekonomisë kërkojnë që Telekomi të mos ndalet me aq, por të kërkojë edhe dëmshpërblim nga Devollët për dëmet që ia kanë shkaktuar Telekomit, nëpërmes konkurrencës jo lojale dhe kriminale.

Image

Sipas analistëve, tani si kundër veprim ndaj Telekomit, nuk përjashtohet mundësia që të iniciohet edhe një rast tjetër në arbitrazh nga Z- Mobile dhe për këtë kundërveprim duhet të jenë të përgatitur në Telekom, nëse çështja në Arbitrazh nuk dërgohet me pëlqimin e të dyja palëve.

Sipas analistit të fushës së ekonomisë, Dardan Grapcit, ajo që është tani më e rëndësishme, ka të bëjë me kthimin e Telekomit në stabilizim dhe zhvillim të brendshëm dhe të mos përsëritet ajo që ka ndodhur para 10 vitesh.

 

“Telekomi tani për tani duhet të fokusohet në të ardhmen e zhvillimit dhe të rehabilitimit të vetë. Gjithsesi që nuk duhet të harrohet as të anashkalohet edhe kërkesa e menjëhershme për dëmshpërblimin. Kjo kërkesë duhet të adresohet me urgjencë sepse dihet që nga veprimi i qëllimshëm për shkatërrimin e Telekomit nga Z-Mobile humbjet kanë qenë alarmante dhe ato duhet të kompensohen nga pala që i ka shkaktuar në mënyrë të paramenduar dhe planifikuar qëllimshëm”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sa i përket mundësisë për ballafaqim të ri në Arbitrazh, ai thotë se nuk do të duhej dërguar çështjen deri atje ngase gjithmonë rreziku ekziston në llogari të Telekomit, sidomos tani kur jemi pa institucione funksional, pa qeveri.

“Ekziston edhe një mundësi tjetër e dërgimit tani të rastit kontestues në Arbitrazh ndërkombëtar nëse palët nuk gjejnë rrugë të pajtimit për gjendjen reale të krijuar. Mirëpo sa i përket Arbitrazhit ajo s’do të duhet të ndodhte duke e ditur që në hapin e parë, sikurse herën e kaluar, Telekomi do të pësonte dëme edhe më të mëdha, për shkak se tani më Qeveria nuk ekziston për ti dhënë mbështetje ligjore e profesionale të mbrojtjes. Nëse palët nuk mundë ta zgjidhin këtë kontest të fundit me marrëveshje mirëkuptimi në një tavolinë të përbashkët dhe pa qëllime të shantazhit, Arbitrazhi si opsion mundë të mbetet vetëm pas zgjedhjeve të reja në Kosovë në mënyrë që edhe Qeveria e re e Kosovës ta merr pjesën e vetë të barrës që i takon për Telekomin dhe ta mbrojnë atë me çdo kusht. Ndryshe nëse përgatitet një skenar tjetër i orkestruar nga Devolli për ta shkatërruar Telekomin përmes procesit të ri në Arbitrazh duhet ta kemi parasysh që mijëra persona që janë të punësuar në këtë institucion do të mundë të mbesin pa punë sepse Telekomin mundë ta falimentojnë përmes një Arbitrazhi të ri dhe ai të mos ekzistoj më”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, në qeverinë e tanishme të Kosovës grupet janë të ndara në dy blloqe, pro mbrojtjes së Telekomit dhe grupi tjetër pro Devollve, prandaj duhet pritur gjithçka për të vepruar vetëm pas zgjedhjeve të reja.

“Ka disa pushtetar që pinë kafe në një tavoline me DEVOLLET, sepse janë krahu i tyre, por ka edhe pushtetar që mundohen me çdo kusht dhe me çdo çmim që ta mbrojnë Telekomin, për këtë arsye duhet pritur që të stabilizohen institucionet derisa të vjen Qeveria e ardhshme e Kosovës. Qeveria që vjen besoj se do ta ketë në trajtim më serioz këtë problem dhe nuk do të lejojnë që edhe më tutje të mbetet fati i Telekomit në duart e disave që e shkatërruan për afro dy dekada”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)