12 padi për krime lufte dorëzohen sot në Prokurorinë Speciale

  • 01 August 2019 - 08:34
12 padi për krime lufte dorëzohen sot në Prokurorinë Speciale

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontigjentin e 12 padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë – dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në orën 11:00.

(Kosova Sot Online)